Artan Dika: Këtu edhe pastruesit punësohen me direktiva nga partia, e lëre më mjekët

Mjeku Artan Dika, në “Rruga Drejt”, ka numëruar disa arsye se pse mjekët po ikin nga vendi, derisa ka thënë se kjo dukuri është shumë shqetësuese në vend, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se një sistem i cili nuk është në gjendje të mbajë kuadrot që i krijon ka një dështim, ka një shkak brenda vetes.

“Lëvizje të mjekëve dhe popullatës ka gjithkund, por kur marrim përmasa të tilla si këtu janë shqetësuese. Pra është fare e logjikshme që këtu kemi dështim të sistemit. Një sistem i cili nuk është në gjendje të mbajë kuadrot që i krijon ka një dështim, ka një shkak brenda vetes. Ne nuk mund ta mohojmë që shoqëria jonë është në një krizë të thellë morale, kemi një arsim me probleme të rënda, kemi një gjyqësor të varur, një pasiguri në shoqëri, dhe të gjitha këto bëjnë që njeriu të ikën. Mënyra e përzgjedhjes së kuadrove dhe punësimit në sistemin shëndetësorë, ka mangësi dhe anë negative të cilat vështirë që i gjen në vendet tjera. Këtu edhe pastruesit punësohen me direktiva nga partia, e lëre më mjekët”, u shpreh Dika.StrugaLajm

Në emisionin “Rruga Drejt”, sonte po zhvillohet debati në lidhje me ikjen e personelit shëndetësore nga vendi, ku sipas një mesatareje, rreth 100 mjek në vit largohen nga Maqedonia e Veriut./ alsat.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...