Artan Grubi: Të hënën plotësohet Qeveria

Deputeti i BDI-së Artan Grubi, ka konfirmuar sot zyrtarisht se Qeveria ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ti plotësuar vendet e zbrazëta në Qeveria dhe në këtë mënyrë do të plotësohet kabineti i Kryeministrit Zaev.

“Propozimet për plotësim të vendeve të zbrazëta në Qeveri, ministra dhe zëvendës ministra, tashmë janë dorëzuar në Kuvend dhe besoj që do të zgjedhen të hënën.” ka thënë Grubi duke bërë të ditur tejkalimin e ngërçit në koalicion.StrugaLajm

Indeks.mk merr vesh që për Ministër të Shëndetësisë ështe propozuar Venko Filipçe, për Ministër pa resor (për zbatim të strategjisë për integrim të ROmëve) Aksel Ahmedovski, për zëvendës Ministër për Bujqësi, Blage Cvetkovic si dhe zëvendës Ministër për Arsim, Arbër Ademi.
Ditë më parë, Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët refuzoi ofertën për të drejtuar postin e Zëvendës Kryeministrit për Reforma në shtet me ç’rast duket se ka vetpërjashtuar vetën nga shumica parlamentare.StrugaLajm

Nesër, Sela ka tubuar kuvendin qëndror të partisë së tij dhe pritet të mirret vendim përfundimtar sa i përket përjashtimit të ASH nga eshaloni i parë i Qeverisë nga ana e Kryeministrit Zoran Zaev.

In : Aktuale

Loading...
loading...