Artim Meta:Sistemoni rrugën drejt Misllodezhdës pasi shkatërruat asfaltin!


Artim Meta, kryetar i Bashkësisë Lokale të Misllodezhdës, deri te Strugalajm ka ngritur shetësimin, se prej disa kohësh, rruga prej te Zabeli i Begut, deri te degëzimi drejt Toskëve, pasi është prer asfalti nuk është sistemuar e njëjta dhe po degradon nga dita në ditë .Ai, thekson se në këtë aks rrugor janë mbi 10 prerje asfalti gjë që krijon vështirësi gjatë kalimit në të të banorëve të Misllodezhdës dhe fshatrave të tjera.

Kjo situatë thekson Meta vazhdon prej disa muajve kur një kompani për nevojat e veta bëri gërmimet dhe prerjet por pasi mbushi gropat me dhe të njëjtat nuk i asfaltoi.Ai thekson se për këtë situatë ka informuar edhe ”Makedonia Pat”njësinë në Strugë por deri tani pa rezultat.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...