Artiola Toska ishte e ftuara e radhës në spektaklin Në Kurthin e Piter Pan në Tv Klan mbrëmjen e sotme.
E pyetur se si nisi dhe u rrit më pas karriera e saj muzikore, Artiola Toska tha se një rol të madh ka patur edhe Vera Grabocka.
Alketa Vejsiu: Kur u afirmove? Si vazhdoi rrugëtimi yt muzikor?
Artiola Toska: U afirmova pasi vazhdova me Pallatin e Pionerëve, madje kam vazhduar deri në moshën 16 vjeç. Fillova të këndoj live së pari në Amerikë pastaj në Strugë, në Maqedoni. Dhe një ditë në Strugë vjen “zonja e artë” e televizionit shqiptar, znj.Vera Grabocka. Erdhi dhe më bëri ftesën për tek spektakli 12 në Hollivud. E kam bekimin e saj.
Alketa Vejsiu: Dhe ishe finaliste?
Artiola Toska: Isha.
Alketa Vejsiu: Çfarë të tha Vera?
Artiola Toska: Shkoj te Vera 2 ditë para finales, isha me biçikletë, i them hë mi bukuroshe erdhe? Shumë bukur ke kënduar, ke shkëlqyer por s’ke fituar s’ke dalë në finale. Po punë e madhe thashë, s’ka problem. Na moj ku po vete ti, hajde se ke hyrë në finale. /tvklan.al