As Vardari nuk na lanë!

Enciklopedia maqedonase, librat shkollorë, një pjesë e mediave, disa parti politike tifozeria etj, shpeshherë na e bëjnë të qartë se cili është mendimi i vërtetë jopolitik i të tjerëve për ne, por ne nuk mbushemi mendë.


E tërë kjo është prezente, herë më e sheshtë e herë e kamufluar, por ne nuk dijmë të protestojmë, jo vetëm në vend por edhe në institucione relevante ndërkombëtare; ne nuk e zëmë si tragjike kur kjo ndodhë ndaj nesh, kurse për autorët shqiptarë të shkrimeve në Tetovë, organet kompetente ngritën padi. Ne heshtim, ndonëse kemi votuar parti e cila zotohej, se do i mbrojë intetesat tona. Kështu bëri që një pjesë e hafifëve ti bashkangjiten partisë politike maqedonase, e cila heshturazi ( pasi nuk sanksionon personat që shprehin gjuhë të urrejtjes) mbështesin këtë dukuri të shëmtuar.
Ndarja e buxhetit, infrastuktura, objektet vitale dhe shumë ngjarje nga përditshmëria janë ofenduese, shprehin pronarin dhe qiraxhiun, kurse përfaqësuesit tanë politik, me gojën plotë për të arriturat e tyre, ndoshta mendojnë për ato personale, aty kanë të drejtë.
Është shumë e lehtë të shohim urrejtjen në vepra e jo vetëm atë verbale. Ajo vijë ndarëse në Shkup por jo vetëm shihet përmes Vardarit, ana e djathtë e rrjedhës së tij, me gjitha të mirat, kurse ana e majtë, mjerim. Ky mjerim nga pushtetarët tanë na shitet tregohet si e arrirur, mjerim i dyfishtë.
Në qeveri ose në prokurori a ka shqiptarë që duhet të reagojë institucionalisht ose jo. Nëse ka e nuk reagon, pse ri aty?
Ne nuk duhet ti ndjekim shembujt e atyre që mbështetin të keqen, aq më pak të shprehim atë, por ama të reagojmë sa nuk bëhet e madhe (shprehi) dhe e padënueshme, se pastaj as Vardari s’na lanë.StrugaLajm

Reshat KamberiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...