Asan Asani:NUK duhet të heshtim për aferat korruptive,padrejtësitë,hajdutëritë,vrasjet të pazbuluara dhe amnistitë !

 Gjendja politike dhe ekonomike në vend duket se tepër e degraduar dhe nuk duhet besuar se situata do të ndryshojë dhe se do presim ditë të ndritura,sepse ky timonier po shohim se do na shpjerë në erësirë të pafund.Nuk ka edhe fije shpresë se situata në MV do të ndryshojë dhe se ky popull do të jetojë i lumtur në trojet e veta autoktone.
  Sikur ky akt korruptiv të kishte ndodhur në Prokurorinë shtetërore gjermane apo zvicerane,jam i sigurtë se Kancelarja ose kryetari i shtetit do të kishin dhënë dorëheqje të parevokueshme.Turp çfarë po ndodh në këtë shtet dymilionësh,sa një lagje e Nju Jorkut,ku çdo ditë rritet pakënaqësia dhe shpresa vritet çdo ditë dhe po e trondit këtë popull të shumëvuajtur.
 Një gazetar e pyeti zonjën e hekurt gjermane Angjela Merkel:A jeni ju milionere?Ajo u përgjegj:Jo nuk më duhen milionat.Ndihem e pasur kur populli im ka një ekonomi,arsim,shëndetësi të fortë,si dhe drejtësi e barati për të gjithë.

Por,prokurorja Katica dhe banda e saj zhvatëse i duhen miliona që familjeve të tyre t‘ia sigurojnë jetë luksoze dhe për popullin s‘e vrasin mendjen fare,Edhe prokurorja tjetër pas saj e të njëjtit soj është dhe nëse zgjidhet një e sojit të Merkelit,shpresojmë se do funksionojë.

StrugaLajm

Vendi po shkon drejt greminës,rinia çdo ditë po merr rrugët pa kthim,shkollat po mbyllen,fëmijët po lindin në Perëndim,sepse edhe dielli po lind në perëndim.
Lokalet afariste mbyllen,sepse nuk ka leverdi,shtëpitë janë mbyll sepse pronari iku me familjen dhe nuk kthehet më.Nuk ka ardhmëri,s‘ka lumturi në vendlindje.Shpresat për jetë po zhduken.Brezi që po aratiset e kuptoi këtë fatkeqësi që po i kanoset,lanë studimet,lanë punët dhe morrën botën në sy.
Shteti nuk funksionon,diploma të falsifikuara shiten me çmime të volitshme,amnesti marrin të korruptiarit,standardi jetësor është me çmime evropiane,derivatet po ashtu.Të varfërit po ushqehen nga mbeturinat nëpër kontajnerë,ndërsa pagat janë si në Afrikë.Vaj halli për këtë popull që nuk ka punë dhe nuk shpreson për ditë të bardha.StrugaLajm

Shkruan:Asan Asani

In : Aktuale

Loading...
loading...