ASH dhe BDI mesazhe direkte përmes Ledri Vulës dhe Noizyt

Fushata mes partive politike shqiptare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit po vjen gjithnjë me një dinamikë të përshpejtuar dhe retorikë të nxehtë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Përfaqësues të subjekteve politike kanë filluar të dërgojnë mesazhe edhe përmes reperëve të njohur nga Kosova dhe Shqipëria.

Ledri Vula dhe Noizy sot ishin në qendër të vëmendjes, por ditëve në vijim nuk përjashtohen edhe Shkurte Fejza apo Shyhrete Behluli.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi sot në një tubim e përdori këngën e Ledri Vulës me titull: S’un ri me neve” për të bërë dallimin mes partisë që i takon dhe partive opozitare.

“S’un ri me neve askush që mund të nasfidojë me programe të tilla. S’un ri me neve askush që ju thërret juve banditë. S’un ri me neve askush që i rri gatitu himnit të VMRO-së në mes të Gostivarit dhe Tetovës” deklaroi Artan Grubi në tubimin e Vrapçishtit ku merrte pjesë edhe lideri I BDI-së,  Ali Ahmeti.

Por nuk ka vonuar shumë kohë, mbështetësit e Aleancës për Shqiptarët në një tubim në Lagjen e Re në Gotivar janë kundërpërgjigjur me një këngë.

Ata e kanë befasuar kryetarin aKtual dhe kandidatin e ASH-së për Gostivarin, Arben Taravarin me këngën e Noizit:

Te Lagja.

Më than se ju do vini

Te lagjjaStrugaLajm

E cunat mezi presin

Qe ju te hyni te lagjja

Hajde mirsevini

Te lagjja

Me lodra do ju presim juve cuna

Te lagjja

Me than se ju do vini…

Pasi ka dëgjuar këtë pjesë të këngës, Taravari ka thënë se është ndjerë i befasuar. Ai më pas ka akuzuar BDI-së për dështimet gjatë qeverisjes 20 vjecare si dhe ka atakuar kandidatin e  kësaj partie, Nevzat Bejtën, për të cilin ka thënë se po fshihet nga turpi dhe nuk ka guxim të shfaqet në përballjet televizive.

In : Aktuale

Loading...
loading...