ASH-Strugë denoncon: A vlen ligji per drejtuesit e Universitetit të Merkos dhe Komunës

Besojmë se e njihni veturën në fotografi! Nëse për qytetarët e thjeshtë mund të vlejë ligji, tek ky person nuk guxon sepse ky vetë e bën ligjin. Edhepse aty përreth në çdo moment kalojnë policë dhe Stacioni i Policisë është vetëm pak metra më tej, askush nuk guxon ti drejtohet këtij njeriu. Mbase arsyeja është se ky i ka furnizuar me diploma një pjesë të mirë të policëve.
E pra të nderuar qytetarë, në duar të tilla gjendet sot fati i Strugës dhe struganëve. Ky “Profesor-Doktor Eksport-Import Diploma” sillet si ti dojë qejfi. Herë si kryetar komune, herë si shef policie, herë si drejtor spitali, herë si rektor universiteti e herë si shitës…!
“Automjeti merimangë” që Ramiz Merko e reklamoi aq shumë, siç duket nuk e bën punën ose e bën atë në mënyrë selektive, varësisht prej urdhrave të “profesorit”.
Pak ditë më parë ishim dëshmitarë edhe të një fotografije tjetër të shëmtuar, ku vetura zyrtare e Ramiz Merkos ishte parkuar në trotoar duke penguar kalimtarët. Marrja e pushtetit lokal nuk iu jep të drejtë të silleni si gangsterë e të tregoni muskujt para qytetarëve. Pushteti lokal është përgjegjësi e madhe. Ju duhet të jeni shembull për të gjithë dhe jo shkelësit më të mëdhenj të ligjit!

Akeanca Për Shqiptarët-Strugë

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...