ASH-Strugë:Kryetari më shkatërrues i Strugës po e shkatërron shetitoren e Drinit të Zi (Foto)

Kjo shëtitore u ndërtua me mund për nevojat e qytetarëve dhe turistëve që vizitojnë qytetin tonë. Rreptësisht është e ndaluar për qarkullim automjetesh.
Por për administratën e re lokale dhe kryetarin e komunës të shkelësh ligjin është më se normale. Shkatërruesit e çdo të mire që ka qyteti e që janë në krye të komunës të reagojnë urgjentisht. Të ndalohen të tilla shkelje dhe dëmtime të pronës publike. I bëjmë thirrje edhe organeve policore që të marrin masat e nevojshme për të parandaluar dhe dënuar të gjithë personat e pandërgjegjshëm që shkatërrojnë pronën e përbashkët.
Pamje të tilla irrituese po shohim përditë e më shpesh që prej marrjes së mandatit të kryetarit më shkatërrues në ekzistimin e Komunës së Strugës.

Aleanca për Shqiptarët-Strugë

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...