ASH-Strugë:Merko dhe klani i tij, vazhdojnë të hakmerren ndaj të punësuarve shqiptarë

 

Ramiz Merko dhe klani i tij, po vazhdojnë të hakmerren ndaj të punësuarve shqiptarë. Kësaj rradhe drejtori i ri i Proaquas, Jeton Shaqiri, ka shkarkuar pa asnjë arsye 5 të punësuar, të gjithë me vendim pune. Mes tyre të rinj dhe të moshuar, njerëz familjarë me fëmijë të vegjël dhe pa asnjë burim tjetër financimi.
Arsyeja dihet, hakmarrje politike.
Ramiz, vallë për këtë arsye e shkarkove drejtorin e mëparshëm, Vait Ajro, që të vendosësh në krye të ndërmarrjes nxënësin tënd, të punësuar në universitetin tënd dhe që do ti bindet urdhërave të shefit të universitetit!?
Jeton Shaqiri, titujt që i ke nuk të vlejnë asgjë, sepse mbi të gjitha duhet të kesh ndjenjë përgjegjësie dhe humane për familjet që i le pa bukë. Sadopak shpresa që dikush mund të kishte prej emërimit tënd si kuadër i ri e djalë i urtë, me këtë vendim i hodhe të gjitha në kosh plehërash. Dëshmove se nuk je gjë tjetër veçse nxënës i mirë i Ramizit dhe Kadrioskit.
Turp!StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët-StrugëStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...