Reagon ashpër Aleanca e Strugës:Inspektoriati kontrollon biznesin por jo ”Parkingjet e Strugës”

Gjatë ditës së sotme inspektorë nga Drejtoria për të Hyra Publike, të shoqëruar nga forca të shumta policore kanë kryer kontrolle dhe kanë dënuar ndërmarrjet e qytetarëve struganë.


Por kjo nuk është lajmi i vetëm. Një tjetër skandal po del në shesh. Shkaku i inspektorëve të DHP-së, sot nuk ka punuar Drejtoria e Parkingjeve, gjegjësisht sot nuk ka pasur punëtorë nëpër parkingjet e qytetit.
A e dini pse?
Sepse kjo Drejtori vazhdon të punojë në të zezë dhe vazhdon të vjedhë qytetarët, pa mos dhënë llogari se ku shkojnë këto para.
Disa herë kemi reaguar. Kemi denoncuar edhe në organet hetuese, por askush nuk ka ndërmarrë asnjë masë.
Në çdo seancë të Këshillit të Komunës së Strugës, kemi kërkuar Raport Financiar për këtë ndërmarrje, por nga pushteti lokal bëhen të shurdhër dhe nuk i përfillin kërkesat tona.
I bëjmë thirrje, Ramiz Merkos si udhëheqës i pushtetit lokal, Armend Shaqirit, Drejtori i Parkingjeve, që sa më shpejtë të japin llogari për paratë e qytetarëve. Kërkesat tona nuk janë thjeshtë kërkesa të një subjekti politik, por janë kërkesa të çdo qytetari të Strugës.
Urgjentisht të jepet Raport Financiar për Drejtorinë e Parkingjeve apo siç quhet “EKO – STRUGA”!

Aleanca për Shqiptarët – StrugëStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...