Ramiz Merko, të gjithë e dijnë se ti je e keqja e Strugës, e keqja e shqiptarëve, maqedonasve, turqve, egjiptianëve dhe gjithë struganëve.
Koha jote ka mbaruar. Ti nuk mund të kthehesh edhe njëherë në krye të komunës sepse struganët, të gjithë bashkë do ta ndalojnë të keqen.
Ata e dijnë se për ty shumë pak rëndësi kanë qytetarët dhe Struga e bukur.
Ne ju fituam më 15 Tetor dhe do t’ju fitojmë prapë më 29 Tetor sepse struganët nuk do të lejojnë që në krye të komunës të vijë personi që uzurpoi pronën publike, që zaptoi çdo metërkatror të plazheve të qytetit, që krijoi kaos dhe që shkatërroi çdogjë të bukur në Strugë.