Austria në vitin 2021 do të vendose biletë ditore prej tre eurosh për gjithë transportin publik

Qeveria austriake vitin e ardhshëm do të vendosë një biletë vjetore prej tre eurosh në ditë për gjithë transportin publik, përfshirë hekurudhën, njoftoi Ministrja austriake e Infrastrukturës, Lenor Gavesler.

Gavesler deklaroi se është siguruar granti i nevojitur prej 240 milionë eurosh.

Qeveria austriake, në një marrëveshje koalicioni, parashikon biletë vjetore prej një euro në ditë për përdorimin e transportit publik në një provincë, dy euro në dy provinca dhe tre euro në ditë në të gjithë vendin.StrugaLajm

Sipas vendimit të Qeverisë së Austrisë, bileta vjetore për të gjithë vendin do të kushtojë saktësisht 1,095 euro, që është një ulje e madhe në krahasim me çmimin aktual, sepse vetëm bileta vjetore e Hekurudhave Austriake OeBB kushton për të gjithë Austrinë për klasin e dytë pothuajse dyfish, pra 1.944 euro.

Në të njëjtën kohë, Givsler paralajmëroi një rritje të trenave të natës, kjo është arsyeja pse OeBB do të blejë trena të rinj për 500 milionë euro.StrugaLajm

Qeveria austriake dëshiron trenat të natës në të gjitha linjat në vend nga viti 2024 dhe do t’i subvencionojë ato me 10 milionë euro në vit.

Këto masa po merren në të njëjtën kohë kur u miratua vendimi për anulimin e fluturimeve, të cilat janë më të shkurtra se 350 kilometra, ndërsa “viktima” e parë e këtij vendimi është fluturimi nga Vjena për në Salcburg, një linjë të cilën do ta ndërmarrë hekurudha.

In : Aktuale

Loading...
loading...