Austria shkatërron një grup terrorist, udhëhiqej nga 20 vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut

Në qytetin St. Polten të Austrisë, autoritetet vendase kanë shkatërruar një grup të dyshuar si të lidhur me organizatën terroriste “Shteti Islamik” (IS), të udhëhequr nga një shtetas i RMV-së, 20-vjeçar.

Mediat austriake raportojnë se shtetasi i Maqedonisë është duke vuajtur dënimin me pesë vjet burg, dhe tashmë ishte i njohur për autoritetet për aktivitetet e tij dhe mbështetjen për ISIS-in përmes disa grafiteve pranë stacionit kryesor të trenit në vitin 2023.

“Si rezultat, njeriu u bë i njohur si një nxitës i mbështetjes për Shtetin Islamik,” tha Roland Scherer, kreu i Zyrës Shtetërore të Austrisë për Sigurinë Shtetërore dhe Luftimin e Ekstremizmit.

Ky incident tregon se shtetasi i Maqedonisë jo vetëm që ka mbështetur aktivisht grupin terrorist, por edhe ka rekrutuar anëtarë të rinj.StrugaLajm

Në mesin e të arrestuarve është edhe një austriak 15-vjeçar me prejardhje emigrante, i cili është rekrutuar nga shtetasi i RMV-së.

Autoritetet austriake po vazhdojnë hetimet e tyre.

In : Aktuale

Loading...
loading...