Austriaku bën sherr në Ohër

Më 18 tetor 2024, në orën 03:00, në shëtitoren “Maqedonia” në Ohër, është arrestuar një shtetas 49-vjeçar i Republikës së Austrisë.

– Ai, në gjendje të dukshme të dehur, është sjellë në mënyrë të pasjellshme dhe të pahijshme ndaj kalimtarëve të rastësishëm, dhe më pas edhe në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve të policisë, të cilët kishin mbërritur në vendngjarje dhe kishin ndërmarrë veprime zyrtare. Kundër tij është ngritur padi sipas Ligjit për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike, informojnë nga MPB. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...