Autobusi ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë udhëtonin 60 persona

Drejtori i Spitalit në Slavonski-Broad të Kroacisë, Josip Samarxhiq ka treguar se në Spital në mëngjes janë pranuar 45 persona pas aksidentit të rëndë, ndërsa në mesin e tyre tetë janë me lëndime të rënda, njofton Index.hr.

Nga Spitali është paralajmëruar konferencë për media rreth orës 11:30.09:47

Aksidentohet një autobus kosovar në Kroaci, raportohet për dhjetë të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus nga Kosova është aksidentuar.

Policia kroate ka raportuar për dhjetë të vdekur, bën të ditur “Index.hr”.

Fillimisht zëdhënësi i Policisë kishte thënë se bëhet fjalë për një autobus nga Maqedonia, por më pas ka përmirësuar duke thënë se fjala është për një autobus kosovar. Sipas informatave fillestare raportohet për 10 të vdekur. 

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit. Autobusi ka dal nga rruga.

Raportohet se autobusi ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë, e në të ishin 60 persona. Sipas informatave të fundit thuhet se rreth 30 persona janë të shtrirë në spital. Qarkullimi në autostradë është ndaluar. 

“Në orën 6:22 të mëngjesit, Departamenti i Policisë në Brod ka marrë informata për aksidentin e një autobusi. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u përcaktua se ishte një autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar. Disa njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 30 janë dërguar në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jepet pas përfundimit të hetimit”, thuhet nga shefi i Policisë Rrugore në Slavonski-Brod, Franjo Galiq.StrugaLajm

Deputetja e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ka thënë për KOHËN se informatat janë që 10 persona kanë vdekur e 30 të tjerë janë të lënduar, ndonëse siç ka thënë, nuk dihet se sa rëndë janë të lënduar.

Prljaskaj ka thënë se tashmë është në rrugë për të shkuar në vendin e ngjarjes, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli.

“Unë jam nisur për atje, edhe ambasadori i Kosovës Gëzim Kasapolli është nisur për atje e po ashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe ai i Shëndetësisë. Do të kemi përafërsisht dy orë rrugë dhe pasi të kemi mbërritur në vendin e ngjarjes do t’ju njoftojmë më detajisht për rastin tragjik”, ka thënë Lekaj-Prljaskaj.

Ndërkohë nga kompania “Deva Torus” autobusi i të cilit është aksidentuar kanë thënë se nuk kanë informata të sakta lidhur me numrin e të vdekurve dhe të lënduarve.

“Nuk kemi informata më të sakta diçka. Nëse ka mundësi të keni konsideratë sepse as ne ende nuk dimë asgjë saktë. Po rasti ka ndodhur, por për numrin e të vdekurve nuk kemi informata”, ka thënë në një përgjigje për KosovaPress përgjegjësi i kësaj kompanie.

In : Aktuale

Loading...
loading...