Autobusi me mërgimtarë nga Gjermania përplaset në Kroaci, fatmirësisht pa pasoja

Autobusi me udhëtarë u përplas në rrethojat e autostradës sot (17 korrik 2021) rreth orës 05:00 të mëngjesit.Nga kjo përplasje disa mërgimtarë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërkohë që autobusi është dëmtuar në masë të madhe.

“Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, deklaron për News-TV mërgimtari Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.

Ai ka treguar se kompania iu ka siguruar një autobus tjetër dhe tani po bëhen gati për tu nisur drejt vendlindje. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...