Automjeti godet çiklistin , humb jetën në klinikë në Shkup

Një person nga fshati Çajle e Gostivarit ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi gjatë mbrëmjes së kaluar.

“Sipas informacioneve të SPB – Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Gostivar – Çegran, automjeti ‘audi’ me tabela të Gostivarit ka goditur personin O.O (72) nga fshati Çajle i cili ka qenë me biçikletë” thuhet në njoftimin e policisë.StrugaLajm

Çiklisti ka marrë lëndime dhe është dërguar në spitalin e Gostivarit, por për shkak të lëndimeve të rënda ai është dërguar në klinikat e Shkupi ku në ora 22:30 edhe ka humbur jetën.StrugaLajm

Shoferi i automjetit J.I (23) është mbajtur në stacion policor, ndërsa ekipi i stacionit policor të Gostivarit ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...