Autoshkollat dhe shoferët -instruktorë kërkojnë siguri në qarkullim

Nevojitet miratim urgjent i propozim-vendimit ligjor të ri për siguri në qarkullim, kanë porositur sot përfaqësues të Shoqatës civile të autoshkollave dhe shoferëve – instruktorë “Obuka-L” në takimin në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Punëve të Bendshme, Oliver Spasovski.

Siç kumtoi Sektori për marrëdhënie me opinionin i Qeverisë, ata i kanë informuar kryeministrin dhe ministrin me problemet me të cilat përballen në punën e tyre.

“Kryeministri Zaev duke shprehur mirëkuptim për problemet, me të cilat përballen dhe nga të cilat varet edhe ekzistenca e autoshkollave, i inkurajoi që ta vazhdojnë komunikimin intensiv me ministrin Spasovski për formulim më të hollësishëm dhe më preciz të propozim vendimit ligjor të ri”, qëndron në kumtesë.StrugaLajm

Ministri Spasovski në takim ka informuar se propozim-ligji i theksuar, me shumë vërejtje të implementuara nga debati publik, si dhe nga përfaqësuesit e autoshkollave në grupin pounues, i cili e ka përgatitur ligjin, pas marrjes së mendimit të komisionit, do të hyjë në procedurë kuvendore.

In : Aktuale

Loading...
loading...