Avioni bën ulje të detyruar në Rinas, një nga pasagjerët pret damarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Rinas, një avion i linjës Lyon-Stamboll është detyruar të ulet pasi një nga pasagjerët ka rerë damarët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, mësohet se personi që ka kryer aktin tronditës është një 40-vjeçar me shtetësi afgane. Sipas njoftimit të policisë ai ka prerë damarët me një brisk, ndërsa avioni ishte në fluturim.

Po sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari afgan, është transportuar në spital, ai po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.StrugaLajm

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

In : Aktuale

Loading...
loading...