Aziz Pollozhani:Pusho në paqe , Nderi i kombit tonë Ferid Murad

Aziz Pollozhani

Nobelisti Ferid Murad sot u nda nga jeta.

“Kur vdes një shkencëtar është sikur një yll shkëputet nga qielli” ka thënë dikush.

Unë takimin e parë me Doktor Feridin, si që i drejtoheshin atij atëherë, e pata në Tetovë në vitin 1999 kur ai para Shoqatës së Mjekëve Shqiptar mbajti një ligjëratë. Edhepse unë isha shkolluar në qendra të mirëfillta spitalore pas Prishtinës si Zagrebi dhe Zuriku në Zvicër, ligjërata e tij , pas jo pak viteve përvojë, më qartësoi shumçka të panjohur për mua në shekncën mjeksore.

U mahnita dhe fillova ta adhuroj edhe më shumë nobelistin tonë. Nga ajo ligjëratë unë u rahatova sepse e gjeta kuptimin e esencës të mendimit shkencor që e ka shpjerë civilizimin përpra:

” Nëse ne diçka nuk dijmë, nuk do të thotë se ajo nuk egziston” , prandaj mendo,puno, kërko!

As nuk munda atëherë ta paramendoj se pas shumë vitesh do të kem nderin dhe kënaqësinë që unë do tia dorëzoj Titullin e Doktorit të Nderit që ia akordoi Univeristeti Nënë Tereza ” në Shkup.

-Sa nder i madh dhe çfar kënaqësie për Univeristetin tonë në Shkup dhe për mua personalisht atë ditë Qershori të viti 2018.

Sa dhimje e madhe sot !StrugaLajm

Pusho në paqe , Nderi i kombit tonë Ferid Murad

Paç dheun e lehtë!

All reactions:

126Suat Saqipi, Dashmir Alla and 124 others

In : Aktuale

Loading...
loading...