Babai kërkon nuse për djalin në televizion,por i ka këto kushte (Video)

Emisioni i mëngjesit në Tv Klan duket se është kthyer në një ‘’agjenci njohjesh’’ teksa edhe sot një zotëri nga Lushnja ka telefonuar duke kërkuar ndihmë për të gjetur një nuse për të birin që jeton në emigrim. Ai tha se djali i tij 35-vjeçar jeton në Gjermani , ndërkohë që një nga kushtet e rëndësishme është që vajza nuk duhet të ketë pasur të dashur tjetër më parë.

“Jam Kujtimi nga Lushnja. Unë kërkoj një ndihmë, kam një djalë në Gjermani 35 vjeç me dokumenta të rregullta. Dua ta lidhësh me një vajzë që të dijë të paktën një gjuhë të huaj, mirë është gjermanisht, por edhe anglisht nuk ka problem. Dua që të mos ketë patur lidhje më përpara, të jetë familje e mirë”, tha ai.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...