Babai nuk takon dot të birin, ish gruaja: Dua lekët kokërr më kokërr, pastaj e sheh

Në emisionit “Stop” ka mbërritur një apel i një babai i cili kërkon të takohet me djalin e tij 2-vjeçar, që sipas pretendimit të tij, ish-bashkëshortja nuk e lejon.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në 6 Janar 2020, zgjidhi martesën e Daniela Kananit me Fabian Dogrën dhe kujdestaria i kaloi së ëmës, ndërsa të atit i njohu të drejtën e takimit të fëmijës.

Por Fabiani thotë se prej 6 muajsh nuk e sheh djalin dhe se Danjela është transferuar nga Berati në Vlorë, por ai nuk e ka një adresë të saktë të banesës së saj.

Lidhur me këtë procedurë divorci dhe rolin e përmbarimit në ekzekutimin e vendimit të gjykatës, Julian Plaka, Përmbarues shtetëror në Berat, shprehet se e ka bërë të gjithë procedurën ligjore, por zonja ka ikur nga Berati.

Sipas tij pandemia ka penguar ekzekutimin e vendimit të takimit të babait me të atin.

Vetë Daniela Kanani me tone të larta thotë se babai do ta shohë fëmijën, kur të japë lekët e pensionit, pasi ka dhënë vetëm për muajt Mars e Prill.StrugaLajm

Por Fabiani thotë, se ka derdhur paratë, kur ish bashkëshortja ka hapur llogarinë.

Gazetarja e emisionit Stop ka kontaktuar me Kananin e cila shprehet se ish-bashkëshorti i saj nuk i ka vënë në dijeni për të gjitha detajet.

“Ai duhet t’ju vërë më shumë në dijeni. Ai nuk ka paguar detyrimin ushqimor të djalit, që nga momenti i padisë e deri tani. Tani jetoj në Vlorë për momentin, sepse vazhdoj shkollën, jam në “Infermieri-Mami”, shkollën e lartë, viti i parë. Unë i kam thënë që ai të vijë ta takojë këtu, ai thotë jo nuk dua të vij ta takoj në Vlorë, se duan ta takojnë dhe prindërit e mi. Janë justifikime të tija, sepse ngaqë nuk ka lekë, përdor këto justifikime. Të japi detyrimin ushqimor, pa të shikojë fëmijën! Kur të vij në Berat, dua lekët, sa i takon fëmijës! I dua kokërr më kokërr dhe pastaj ai mund ta marri të drejtën, se tani dhe unë s’ia mohoj normal, siç e kam unë e ka edhe ai. Të plotësojë detyrimin ai dhe pastaj le ta marri!“

In : Aktuale

Loading...
loading...