Babë e bir ngarkohen për “tentim vrasje” të Ziadin Selës

Sot në mëngjes janë arrestuar dy persona, babë e birë, Kire dhe Cejo Gjeorgjievski, të identifikuar në sulmin ndaj Zijadin Selës. Pasdite, Prokuroria publike themelore – Shkup ka dalë me kumtesë se nga dëshmitë e siguruara deri tani, vlerëson se ekziston dyshim se këto dy persona, së bashku me persona të tjerë, të cilët për momentin janë të paidentifikuar, kanë kryer vepër penale “tentim për vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 dhe në lidhje me nenin 19 të Kodit penal. Prokurori publik kompetent ka sjellë Urdhër për realizim të procedurës hetimore kundër dy personave për veprën e theksuar penale. Njëkohësisht, sipas vlerësimit të Prokurorisë publike, kundër të të dyshuarve është e domosdoshme të shqiptohet masë për shkak të sigurimit të tyre, pasi që prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës së mëhershme ka parashtruar Propozim për shqiptim të masës së arrestit, sepse ekzistojnë të gjitha bazat ligjore për këtë. Gjithashtu, për shkak të zbardhjes së tërësishme të kësaj ngjarje penalo-juridike nga ana e prokurorisë publike janë dhënë urdhëra për veprim të mënjëhershëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shkak të sigurimit të dokumentacionit dhe të dhënave relevante. (koha.mk)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...