“Babush Kompani”realizon super-investimin duke i sjellur Strugës “Mega Marketin” prej 700 m2

,,Babush Kompani,, është kompania e njohur nga Struga që nga viti në vit ka zgjeruar aktivitetin duke u shndërruar në një biznes që ka arritur të fitoj respektin e klientit, jo vetëm për çmimet e mira por mbi të gjitha për shërbimin cilësor dhe kualitetin e produkteve që tregton.Së fundi,para struganëve “Babush Kompani”vjen me “Mega Marketin” në zonën industriale një nga investimet më cilësore të kësaj sfere jo vetëm në Strugë,por edhe më gjerë.Në më shumë se 700 metra-katror klienti strugan dhe jo vetëm do të gjej gjithçka në Mega Marketin -Babush Kompani që ndodhet e lokalizuar në një qendër tregtare prej afër 3 mijë metra katrorësh me parking nëntokësor përball Terminalit doganor “Vakçare”. “Babush Kompani” ka një eksperiencë 30 vjeçare, pasi është themeluar në vitin 1992 dhe që atëherë ka zgjeruar aktivitetin në vazhdimësi duke patur në fokus tregtinë me produkte ushqimore. Disponon, gjithashtu magazinen sipas standareteve të kohës prej më shumë se 1000m2 ku bëhet shitja me shumicë dhe pakicë e produkteve gjë që e ka shndërruar në furnizuesin kryesor me mallrat të restoranteve dhe mini-marketeve jo vetëm për rrethin e Strugës por më gjërë . “Babush Kompani” ka flotën e makinave për dërgesë të mallrave dhe disponon 5 super- markete në qytetin e Strugës, Labunishtë dhe një në Dibër. Aktualishtë ka të punësuar 45 punonjës të gjithë të motivuar dhe të trajnuar në funksion të shërbimit dhe kujdesit ndaj klientit.Moto e Babush Kompani është ””Më e mira për ju” moto të cilës sic theksojnë nga ekipi menaxherial i kanë qëndruar në vazhdimësi .

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...