Ballkani po mbetet pa rini, horrat bëjnë plane për ndarje e luftra 

 

Muhamer Pajaziti

Derisa politikanët e Ballkanit po bëjnë plane për  ndarje, korrigjim kufijsh, luftra e ide tjera të ç’mendura, të rinjtë e këtij rajoni po i bëjnë gati valixhet duke i`a mësyrë tokës së “premtuar” evropiane.

Janë të lodhur dhe nuk duan tia dijnë më për këta politikanë e pseudo intelektual, që ora e tyre ka ngecur në vitet e 90-ta.  Nuk mund ta durojnë më këtë lidership të rajonit që mbahet gjallë me tensione, incidente, krim e korrupsion.

Po çfarë duan të ndajnë këta horra!? Kujt po ja servojnë këtë tryezë të re me shumë melmesa të hidhura. Nga Maqedonia për cdo ditë po largohen nga 100 të rinjë, rreth 4000 të rinjë janë në pritje të ikur nga Presheva, veriu i Shqipërisë tashmë pothuajse është zbrazur, Serbia ka kohë që përballet me mortalitetin dhe ekzodin masiv, situatë e njëjtë është edhe në Bosnjë.

Eksodi i trurit të ri është si rezultat i brishtësisë së shteteve, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme, anashkalimi i trurit dhe intelektualizmit, dominimi i klasave mediokre politike të zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion të hatashëm.StrugaLajm

Ballkani po zbrazet nga të rinjtë, ndërsa kjo kastë hajdutësh akoma nuk don ta kuptoj se koha e tyre ka perënduar moti kohë dhe se të rinjtë gërditen nga ta.

Rinia po ik dhe nuk do të kthehet… ata duan të përcjellin trendet e reja, duan të investojnë në dije, të bëhen pjesë e inovacioneve përmes të cilave po mbahet ekonomia globale.

Rinia e rajonit nuk beson më këto shtete, sepse këto shtete nuk kanë bërë asgjë për ta, nuk i intereson as politika, as emri, flamuri  e simbole tjera, të cilët i kanë përdhosur për interesa personale e parciale.

Aq e vështirë qenka për të sjellur stabiliteti në rajon, kur egzistojnë 100 formula e modele të sukseshme në botë. Heqja kufijve dhe bashkëpunimi në dimensionin ekonomik do të ishte hapi i parë, por nuk duan këta maskarenjë, sidomos politikanë sllav që ende kanë një mentalitet mesjetar dhe ekspansionist. (ina-online.net)

In : Aktuale

Loading...
loading...