Ballkanit po i ikën edhe “truri” jo vetëm krahu i punës!!!

Regjionit të Ballkanit Perëndimor i kërcënohet “shpërngulja e trurit”, ndërsa ndër vendet e tij Kosova është e parë me 40 për qind të qytetarëve të cilët mund ta braktisin vendin.

Janë këto të dhënat të hulumtimit të gjerë të qendrës analitike-hulumtuese amerikane Gallup mbi migrimin potencial e fuqisë së kualifikuar, sipas të cilit Zelanda e Re është më e kërkuara për t’u vendosur, ndërsa Sierra Leone vendi prej të cilit njerëzit më së shumti kanë dëshirë të ikin.

Gallup e ka konstatuar këtë në bazë të të dhënave të fituara nga gjysmë milioni njerëz nga 152 vende ndërmjet viteve 2015 e 2017 dhe ka bërë “Indeksi e migrimit potencial”.

Sipas këtyre të dhënave, regjioni i Ballkanit është në krye të vendeve të cilave u kërcënohet “shpërngulja e trurit”.

Kosova është në vendin e parë ndër to, me 40 për qind qytetarëve të cilët mund ta braktisin vendin, ndërsa pasojnë Shqipëria me 32 për qind e Maqedonia me 30 për qind dhe Serbia me 25 për qind.

Nga Rumania, sipas këtyre të dhënave, do të iknin 22 për qind të qytetarëve, nga Hungaria 16, nga Bullgafria 12, ndërsa nga Kroacia 7 për qind, është publikuar në faqen e Gallupit.StrugaLajm

Nga ana tjetër, ndër vendet e premtuara për shumicën e të aketuarve në vendin e parë është Zelanda e re, me 231 për qind gjasa që të fitojë popullatë të re e të arsimuar, pastaj Islanda me 208 dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 204 për qind.

Në Evropë, Zvicra ka 187 për qind, Norvegjia 109, ndërsa Gjermania 45 për qind, pasojnë Franca e Austria me nga 44 për qind.

Deri sa Australia ka 179 për qind mundësi për ardhjen e popullatës, Kanadaja 147, ShBA-të vetëm 46 për qind të mundësive që të fitojnë fuqi punëtore të kualifikuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...