BANANET PARANDALOJNË RREZIKUN E KANCERIT

Konsumi i një bananeje pak të gjelbër çdo ditë, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit tek personat që kanë predispozitë më të lartë për sëmundjen, për shkak të historisë familjare. Ky është rezultati i një studimi të kryer së fundmi.

Ekipi në Universitetet e Newcastle dhe Leeds ekzaminoi 1000 njerëz me sindromën Lynch, një gjendje gjenetike që rrit rrezikun e kancerit, duke përfshirë kancerin e zorrëve, vezoreve, stomakut, mitrës dhe pankreasit.

Profesor Mathers shtoi: “Kjo është e rëndësishme pasi kanceret e traktit të sipërm gastrointestinal janë të vështira për t’u diagnostikuar dhe shpesh nuk kapen herët”.

Studiuesit po planifikojnë një ndjekje dhjetëvjeçare studimesh, së bashku me kërkime të mëtejshme mbi rolin që aspirina mund të marrë në reduktimin e kancerit në zorrën e trashë gjithashtu.StrugaLajm

Hulumtimet e mëparshme  të  publikuara si pjesë e të njëjtit provë, zbuluan se aspirina reduktonte kancerin e zorrës së trashë me 50 për qind.

In : Aktuale

Loading...
loading...