Bankat dhe përmbaruesit nxerrin në shitje pronat e Fiat Canoskit

Pronat e ish-deputetit dhe liderit të Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fijat Canoski dhe të kompanisë së tij Fine janë nxjerrë në shitje nga NLB Tutunska Banka si dhe nga një përmbarues.

Lista e shitjes së pronave përmes përmbaruesve mund të gjendet në faqen e Bankës NLB Tutunska Banka. Në këtë listë janë për shitje një objekt dhe tokë në rrugën Pero Nakov në Shkup, atje ku ka qenë A1 televizioni, por edhe tokë në Gazi Babë si dhe universiteti në Shkup, shkruan portal “Zase.mk”, transmeton INA.

Përmbaruesi e ka nxjerrë në shitje edhe shtëpinë familjare të Canoskit në Strugë, por edhe një pjesë të pasurisë së tij familjare. Në dokument thuhet se kjo pasuri është nxjerrë në shitje, pasi që ato ishin përdorur si hipoteka me një vlerë deri në 15 milionë euro.StrugaLajm

Canoski ishte një nga viktima e goditura nga regjimi i kaluar, kur objekti i tij u rrënua me dinamit, ndërsa kjo ishte urdhëruar nga ish-kryeministri Nikola Gruevski në bashkëpunim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve. Rasti është hapur nga Prokuroria Speciale i koduar si “TNT”.

In : Aktuale

Loading...
loading...