Banorët paralajmërojnë EVN-në: Do t`ua bëjmë më zi se në Bullgari, ja prej ku vjen paralajmërimi

U bënë 40 orë qëkur banorët e fshatit Gërcec të Komunës së Sarajit janë pa energji elektrike. Gjatë këtyre orëve u shkaktuan shumë dëme materiale te këto banor, si dhe i pengua jeta e përditshme e fëmijëve dhe pleqve të cilët në këto ditë të dimrit duhet që të ngrohen.

Banorët e fshatit Gërcec të irrituar nga kjo gjendje kërkuan zgjidhje duke u munduar që të adresojnë problemin aty ku duhen. Edhe pse si duket janë krejtësisht të harruar nga kryetari i Komunës së Sarajit, i cili në kushte normale do të duhej që të ishte bashkë me to, ata iu janë drejtuar zyrave të EVN-së për të kërkuar sqarim.

Nga EVN Maqedoni përgjigja për banorët e këtij fshati ishte se EVN-ja ka një defekt dhe për këtë arsye komplet një fshat i tërë për 40 orë ka ngel pa rrymë.StrugaLajm

Por sipas rregullave në fuqi, një kompani serioze duhet që t`i paralajmëroje banorët për cdo problem, me qëllim që të ndërmerren masa alternative nga ana e banorëve. EVN Maqedoni as që është mërzitur për t`i lajmëruar banorët e fshatit Gërcec.

Shkrimtari dhe analisti politik Kim Mehmeti ka sugjeruar që banorët e fshatit Gërcec të angazhojnë një avokat për ta paditur EVN Maqedoni.StrugaLajm

Banorët në anën tjetër kanë paralajmëruar protesta. Mirëpo jo vetëm protesta të thjeshta si dinë që t`i realizojnë në Maqedoninë e Veriut.

Ata sot në rrjetet sociale, por edhe në biseda midis tyre kanë paralajmëruar EVN-në se do t`ia bëjnë njëjtë sikur protestuesit në Bullgari në vitin 2013 kur u dogjën makina dhe zyre të EVN-së.

Përndryshe edhe në disa fshatra tjera shqiptare  të Shkupit thuajse qe 3 jave  gjenden pa energji elektrike. EVN Maqedoni as që u mundua të jap llogari dhe bart përgjegjësi për sjelljen e saj injoruese.

In : Aktuale

Loading...
loading...