Banorit nga Cegrani i ka ikur gruaja, rastin e paraqet në polici

Tridhjetë e dy vjeçari J.S. nga fshati Çegran i Gostrivarit, dje (15 shkurt), rreth orës 17, raportoi se një ditë më parë, rreth orës 11:30 minuta nga shtëpia e tij në drejtim të panjohur është larguar gruaja e tij, R.D me të cilën ishte martuar për 5 vjet dhe kishte një fëmijë.
E raportuara R.D me veta ka marrë dokumentin e udhëtimit dhe gjithashtu ka pasur një telefon celular.
Nga policia bëjnë me dije se janë marrë masa dhe aktivitete për gjetjen dhe zbardhjen e rastit.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...