BDI cakton kandidatin për kryetar të Dibrës

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka caktuar kandidatin e saj për zgjedhjet lokale në komunën e Dibrës. Dega e kësaj partie caktoi Hekuran Dukën për kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e 21 prillit, të cilat do të zhvillohen në pako me ato presidenciale. Kryesia e degës së BDI për shef të shtabit zgjedhor ka zgjedhur Artin Spahiun.

StrugaLajm

“Në bazë të pikës së parë të rendit të ditës, kandidat për kryetar të Komunës së Dibrës u propozua dr.Hekuran Duka, i cili unanimisht u përkrah nga të gjithë anëtarët e kryesisë. Ndërsa për shef të shtabit, u propozua dhe u përkrah unanimisht,. z.Artin Spahiu”,theksohet në njoftimin e kësaj partie. Zgjedhjet në Dibër po zhvillohen pasi që ndërroi jetë kryetari i saj Ruzhdi Lata.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...