BDI e para me harxhime, PDSH e fundit

Subjektet politike, partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur që po garojnë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit të premten në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) kanë dorëzuar raportet financiare lidhur me harxhimet e tyre gjatë dhjetë ditëve të fushatës parazgjedhore, shkruan gazeta KOHA. Nga partitë shqiptare vërehet se BDI nuk ka kursyer shumë për këto dhjetë ditë të fushatës, duke harxhuar mbi 135 mijë euro, ndërsa LSDM ka deklaruar të hyra prej mbi 230 mijë eurove, ndërsa ka harxhuar vetëm 39 mijë euro. Nga partitë tjera shqiptare – më pak ka harxhuar PDSH, edhe atë pak më shumë se 4 mijë euro, ndërsa Lëvizja BESA mbi 18 mijë euro, Aleanca për Shqiptarët ka harxhuar rreth 17 mijë euro dhe po aq ka harxhuar edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK-UNITETI) mbi 17 mijë euro. BDI ka deklaruar të hyra 4 milionë denarë apo 61 mijë euro, ndërsa për fushatë deri më tani ka shpenzuar 8.798.112 denarë apo 135 mijë euro – të gjitha këto mjete të grumbulluara nga anëtarësia, ndërsa nuk ka deklaruar donacione nga jashtë në raportin financiar dërguar në KSHZ. Lëvizja BESA ka deklaruar të hyra në parti prej 1.175.730 denarë apo 18 mijë euro – prej tyre të hyra nga donacionet 356.730 denarë apo 5 mijë euro, ndërsa nga anëtarësia 819.000 mijë denarë po 12 mijë euro Ndërkaq për dhjetë ditë të fushatës, Lëvizja BESA, shkruan gazeta KOHA, ka harxhuar 1.206.903 denarë, apo 18.567 euro, prej tyre 359.387 denarë apo 5529 euro nga donacionet, ndërsa 847.516 denarë apo 13 mijë euro nga anëtarësia. Nga personat fizik, Lëvizja BESA ka paraqitur edhe emrat e atyre që kanë dhënë donacione: Abdush Demiri me 500 euro, Besar Durmishi me 600 euro, Elmi Osmani me 600 euro, Metin Hoxha 600 euro, Nuredin Dehari me 1500 euro, dhe Jusuf Ilazi me 1500 euro, ndërsa nga bizneset “Gajret Llabunishta” me 850 euro. Aleanca për Shqiptarët ka deklaruar të hyra prej 1.181.000 denarë apo mbi 18 mijë euro, ndërsa ka harxhuar 1.151.000 denarë apo rreth 17 mijë euro. Partia Demokratike Shqiptare ka deklaruar të hyra vetëm nga donacione – edhe atë 184.250 denarë 2384 euro. Nga donacionet që përfshijë personat fizikë, vet kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka dhuruar 172 mijë denarë apo rreth 2600 euro, kandidati për kryetar të Tetovës, Bardhyl Dauti, ka dhënë rreth 1000 euro, shefi i Shtabit zgjedhor, Orhan Ibrahimi mbi 300 euro, ndërsa personi Fadil Alili 1000 euro. Por deri më tani, gjatë fushatës PDSH ka harxhuar vetëm 313 mijë denarë apo 4815 euro. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK-UNITETI), ka deklaruar të hyra prej 1 milion denar apo 15 mijë euro, ndërsa ka harxhuar gjatë fushatës 1.134.629.00 denarë apo 17 mijë euro. Nga subjektet maqedonase, raporton KOHA – LSDM ka deklaruar të hyra prej 15.411.300 denarë, apo 237 mijë euro. Prej tyre, 2.411.300 apo 37 mijë euro nga donacionet dhe 13.000.000 apo 200 mijë euro nga anëtarësia. Ndërkaq, gjatë fushatës – LSDM ka deklaruar harxhime prej 2.598.256 denarë apo 39 mijë euro. Nga partitë tjera maqedonase – GROM ka deklaruar të hyra prej 1.275.000 denarë apo 19.615 euro, ndërsa për fushatë ka harxhuar 1.207.520 denarë apo 18.577 euro. Partia Demokratike e Turqve ka paraqitur harxhime prej 220 mijë denarëve apo afër 4 mijë eurove. Partia maqedonase “E majta” ka deklaruar mbi 80 mijë denarë apo mbi 1200 euro. VMRO, meqë raportin e ka dërguar me postë, të hyrat dhe harxhimet për fushatën parazgjedhore nuk janë publikuar akoma. (koha.mk)

 StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...