BDI gati me 35 shtabe komunale për referendumin për BE dhe NATO

Shtabi Qëndror  Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin e 30 shtatorit mbajti mbledhje në selinë e partisë në Tetovë me 35 shefat e shtabeve komunale të BDIsë në deget respektive.

Shefi i shtabit qëndror, Dr. Atilla Rexhepi, konstatoi themelimin e shtabeve për referendum në të gjitha degët e BDIsë dhe u ndau vendime të zgjedhurve shefa të shtabeve komunale duke ju uruar punë të mbarë.StrugaLajm

Në këtë mbledhje u miratua edhe agjenda e takimeve të Kryetarit Ahmeti me qytetarët, strategjia e veprimit në teren nga ana e strukturave tona si dhe u shpërnda platforma politike për referendum e miratuar në Këshillin e Përgjithshëm të BDIsë.StrugaLajm

Shtabi qëndror i Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin vlerësoi se më 30 shtator vendoset për integrimin e vendit në NATO dhe BE, ndërsa tubimet me qytetarët do ti nis të hënën në Tetovë dhe do ti përfundon në Shkup.

In : Aktuale

Loading...
loading...