BDI heshtë për ndryshimet Kushtetuese, këmbëngul për zv.drejtorët!

Arben Islami/

Me ndryshimet e reja ligjore të propozuara nga shumica parlamentare, të gjitha ndërmarrjet publike parashihet të kenë edhe nga një zëvendës drejtor. Deri tanik shumica e tyre nuk kanë pasur zavendës, por vetëm drejtorin.
Inicijativa për ndryshimet për “Ligjin për ndërmarrje publike” janë propozim të koalicionit qeverisës LSDM-BDI, ndërsa janë firmosur nga deputetët, Aleksadar Kiracovski nga LSDM dhe Rexhail Ismaili nga BDI-së si dhe Blagoja Trpevski.
Shtrohet pyetja se a është qëllimi që me këto ndryshime në të gjitha ndërmarrjet ku janë drejtorët e LSDM-së, zëvendës drejtor të jenë nga BDI dhe e kundërta.
Derisa një kohë të gjatë në Maqedoni zhvillohet debate për ndryshimet Kushtetuese, BDI-ja tërë kohës ka qenë e heshtur, nga ana tjetër e njëjta BDI, tregohet më e ashpër kur vjen në shprehje interesi i ngushtë biznesor dhe klanor. Këtij ligji më së shumti i janë gëzuar aktivistët dhe militantët e LSDM-së dhe BDI-së të cilët presin të akomodohen në këto poste, ndërsa qytetarët nuk do të ndjejnë asnjë ndryshim në të mirë të tyre.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...