Aktuale
Bdi-ja e Frëngovës nominon Ramiz Merkon për kryetar, ndërsa Dritan Iljazin për bartës liste këshilltarësh
Këshilli Vendor i BDI-së në Frëngovë sonte ka zhvilluar takimin e radhës ku ka diskutuar në lidhje me propozimet partiake për kandidatët për kryetar të kësaj partie për Komunën e Strugës si dhe bartësin e listës së këshilltarëve.Sic informon kryetari i Këshillit Vendor të BDI-së në Frëngovë Dritan Iljazi takimi i kësaj strukture kaloi në frymën demokratike dhe në mënyrë unanime ku si kandidatë të mundshëm për kryetar komune ka propozuar Ramiz Merkon ndërsa për bartës liste Dritan Iljazin .(Strugalajm.com)