BDI: Ja për çka angazhohemi tani

Delegatët e Kongresit të katërt zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim konstatojnë që pas realizimit të përpjekjeve për liri, drejtësi dhe barazi nëpërmjet të miratimit dhe zbatimit të pjesëve normative të Marrëveshjes së Ohrit dhe të arriturave në dy dekadat e kaluara si dhe trasimit të pakthyeshëm të përcaktimeve të integrimit dhe konsensualitetit, nevojitet fokus i tërësishëm në politikat zhvillimore dhe të mirëqenies individuale dhe familjare duke u përqëndruar në cilësinë e jetesës për t’i adresuar pabarazitë dhe për të siguruar standarde cilësore të jetesës për të gjithë.
Ky synim ndikohet nga një numër përcaktuesish politik, social, ekonomik dhe mjedisor, siç janë: integrimi i brendshëm konsensual, rajonal, evropian dhe Euro-Atlantik, barazia e qytetarëve para ligjit, gjykimi i drejtë, transparenca dhe vetingu, arsimi cilësor, mjedisi i pastërt, shëndeti fizik dhe mendor, liria e siguria, stabiliteti ekonomik dhe finansiar i individit, të ardhura dinjitoze në paga dhe pensione, të drejtat njerëzore si themele të një jetese cilësore.
Ky kongres riafirmon besimin se vëmendja e qeverisjes duhet të jetë në politikat që gjenerojnë më shumë vite për jetën dhe më shumë cilësi viteve të jetës, dhe shpreh vullnetin dhe angazhimin e plotë për zhvillimin e një qasjeje të integruar dhe të mirëkoordinuar ndërsektoriale në funksion të një jetesë më cilësore.
Rrjedhimisht, delegatët e Kongresit të katërt të Bashkimit Demokratik për Integrim porosisin organet partiake që arsimi cilësor është prioritet absolut dhe faktor kyç i një jetese cilësore, si dhe nënvizojnë se arsimi cilësor mundëson jetesë cilësore, dhe shprehin vullnet dhe mbështetje për të ecur në rrugën e ngritjes së menjëhershme të cilësisë së arsimit inkluziv si barazi sociale, arsimit profesional si patjetësueshmëri për t’u përputhur me tregun ekzistues dhe arsimit të dedikuar për t’u përputhur me kushtet e tregut të së nesërmes. Edukim parashkollor për çdo fëmijë me qëllim që ato të jenë të barabartë në vijimin shkollimit të tyre.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...