BDI mbledhë kryesinë, zgjerimi i Qeverisë dhe emra të rinj për ministra?!

Kryesia e BDI-së po zhvillon mbledhje në selinë e saj në Tetovë ku po diskutohet për zgjerimin e koalicionit qeveritar si dhe mundësinë e shkëmbimit të dikastereve ministrore si dhe emrave të rinj për ministra.

Sipas burimeve partiake, në këtë mbledhje do të diskutohet për dorëheqjen e ministrit të drejtësisë, Bilent Saliji, ndërsa Ahmeti bashkë me kryesinë do të vlerësoj edhe punën e deritanishme të ministrave dhe të një pjese të funksionarëve të lartë qeveritar.

Po ashtu do të merret qëndrim për aktivitetet e mëtejshme lidhur me obstruksionet që po i bëhen Ligjit për gjuhët, por edhe për cështje aktuale si rasti i Almir Aliut dhe tema të tjera që janë prioritet i qeverisjes aktuale. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...