BDI më 29 tetor pret fitore masovike

Shumica partiake në Qeveri është stabile pa marrë parasysh ngjarjet në periudhën paszgjedhore, deklaroi sot Arbër Ademi, zëdhënës i Shtabit Qendror Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Më 15 tetor, në Republikën e Maqedonisë u mbyll një garë demokratike zgjedhore, ku sovrani e tha fjalën e vetë. Në ditët pas përfundimit të procesit zgjedhor, jemi dëshmitar të një fushate të qëllimshme manipulative dhe të shtrembërimit të qëllimshëm të së vërtetës” tha Ademi.

Sa i përket garës zgjedhore midis partive politike në vend, Ademi tha se ajo ka përfunduar me 15 tetor dhe rezultati, siç tha dihet, “BDI është fitues absolut i zgjedhjeve në kampusin shqiptar edhe atë me dyfishin e votës nga oponentët e vet”.

“Matja e votave bëhet me krahasimin e përkrahjeve partiake nëpërmjet votave të fituara për listat partiake për këshilltar dhe BDI këtu ka fituar në çdo vend duke i lënë oponentët larg nga vetja. Numrat tregojnë që bile edhe po të ishin bashkë, ata do të ishin prapa Bashkimit Demokratik për Integrim”, u shpreh Ademi.

Kjo situatë, siç u shpreh në konferencë për shtyp Ademi, është e njëjtë por edhe më e avancuar në vota në favor të BDI-së edhe nëse për referencë merren votat e kandidatëve për kryetar komunash.StrugaLajm

Ai theskoi se 15 tetori shënon fitoren e 11 radhazi të BDI-së dhe shënon humbjen e dytë radhazi të dyshes BESA – LR PDSH.

Më tej vazhdoi se më 29 tetor, BDI është në garë me kandidatë për kryetarë komunash ku të gjithë prijnë si të parët e përzgjedhur të popullit nga rrethi i parë.

“Ndërsa më 29 tetor, populli prapë do të bëjë dallimin, do të rikonfirmon fitoren e 15 tetorit, do të ngadhënjejë arsyeja dhe e vërteta, e jo tendencat e ulëta të mashtrimit të vullnetit qytetar për interesa individuale duke kërkuar kashtën e shpëtimit që iku më 15 tetor. Ne ju sigurojmë se më 29 tetor, në të gjitha komunat ku jemi ne balotazh, populli do të vulosë fitoren e thellë dhe meritore të Bashkimit Demokratik për Integrim”, tha në fund të kon ferencës zëdhënësi i Shtabit qendror zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi.

In : Aktuale

Loading...
loading...