“BDI me Ramiz Merkon mposhtin 4 parti në Strugë”. 

 

Më15 Tetor në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet lokale, të cilat në shumë qytete dëshmuan për fuqin dhe potencialin e Bashkimit Demokratik për Integrim ku tek të gjithë Komunat me shumicë shqiptare dolëm fitues. Por një ndër fitoret më të veçanta ishte fitorja e Strugës, ku BDI në krye me kandidatin për kryetar të Komunës z.Ramiz Merko realizoj fitore të jashtëzakonshme jo vetem kundër “Aliancës për shqiptarët” të Ziadin Selës , por edhe kundër “Besës”, Partisë së Fijat Canoskit dhe “PTP”- partisë turke, të cilët gjithë sëbashku votuan për Selën që memzi krijoj një avancim të vogël në vota kundrejt BDI dhe Kandidatit Ramiz Merko në Strugë. Tani duket qartë pozicioni i Ziadin Selës dhe partisë së tij, që në mënyrë dëshpëruese kërkon përkrahjen dhe “bashkimin e opozitës” në Maqedoni me qëllim të interesave personale. Sidoqoftë populli është i vetëdijshëm dhe e di se kush është fitues aktual dhe kush do jetë fitues i datës 29 Tetor, ai është Bashkimi Demokratik për Integrim.

BDI-STRUGËStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...