BDI: Nuk është koha për zgjedhje, të zbatohet Marrëveshja e Prespës

Për momentin nuk është koha për zgjedhje parlamentare të parakohshme, por për gjetjen e zgjidhjes me të cilën do të implementohet Marrëveshja e Prespës në Parlament, konkludoi mbrëmë kryesia qendrore e BDI-së.

Kryesia në seancën në Reçicë të Vogël vlerësoi se me zgjedhje parlamentare të parakohshme eventuale do të rrënohet dinamika e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, gjë që mund të sjell deri tek një bllokadë serioze e proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

BDI apelon deri te partitë tjera politike të punojnë në krijimin e kushteve për implementimin e Marrëveshjes me Greqinë.

“Marrëveshja e nënshkruar dhe e ratifikuar paraqet obligim ndërkombëtar për vendin dhe në këtë drejtim BDI i përshëndet mesazhet e dërguara nga miqtë ndërkombëtar, para së gjithash të SHBA-së, Bashkimit Evropian, vendeve anëtare të Unionit etj, në të cilat qartë dhe pa hamendje thirret Parlamenti i Republikës së Maqedonisë të merr obligimin për zbatim dhe implementim të Marrëveshjes së Prespës”, thuhet në kumtesën e partisë.StrugaLajm

Kryesia e BDI-së theksoi se në referendum dolën 650 mijë qytetarë, prej të cilëve mbi 90 për qind, ose 610 mijë qytetarë janë deklaruar pozitivisht, me çka qartë pasqyrohet vullneti i popullit për anëtarësim të vendit në BE dhe NATO dhe për pranim të Marrëveshjes së Prespës.

In : Aktuale

Loading...
loading...