BDI “refresh” emrash, përveç Ahmetit e Xhaferit, të tjerët lihen anash

Bashkimi Demokratik për Integrim është drejt finalizimit të listave të plota të kandidatëve për zgjedhjet e 12 prillit.

Integristët kanë ditë që kanë filluar të lëvdohen se 90% e kandidatëve do të jenë fytyra të reja, ose më saktë që më herët nuk kanë qenë deputetë.

“Janë njerëz me përgjegjësi të lartë, janë njerëz të dëshmuar në karrierën e tyre politike dhe njerëz që kanë bartur përgjegjësi në te kaluarën por nuk kanë qenë edhe deputetë”, deklaroi Grubi.

TV21 krahasoi figurat që kanë qenë kandidatë në zgjedhjet e 2016-tës si dhe emrat që përfliten për listat e BDI-së në këto zgjedhje.

Nësia zgjedhore 1
20162020
1. Artan Grubi1. Izet Mexhiti
2. Lirije Elmazi2. Arben Ziberi  (jozyrtarisht)
3. Muhamet Ramadani3. Shermine Mamuti  (jozyrtarisht)
4. Amella Cana4. Valdete Kasapi (jozyrtarisht)
5. Zeko Abazi5. Mesut Jakupi (jozyrtarisht)

Nëse bartës i listët së njësisë 1 në 2016-tën ishte Artan Grubi, emri i tij tani nuk përmendet në ndonjë njësi. Tani listën e kësaj zone pritet ta drejtojë Izet Mexhiti.

Ndërkaq Amella Cana që në 2016-tën ishte e 4-ta në njësinë 1, kësaj here pritet të garojë në njësinë e 2-të.

Njësia zgjedhore 2

2016

  1. Ejup Alimi
  2. Rexhail Ismaili
  3. Njomza Lumani
  4. Mirvan Xhemaili
  5. Muzafer Bislimi
  6. Kaltrina Azizi

2020

  1. Arbër Ademi
  2. Berat Ajdari (Jozyrtarisht)
  3. Amella Cana (Jozyrtarisht)

Në po këtë njësi, tashmë është konfirmuar se bartës nga radhët e integristëve do të jetë ministri Arbër Ademi, ndërsa emri i Ejup Alimit që në 2016 priu listën e partisë, tashmë nuk përflitet askund. Njëjtë nuk përmendet as emri i deputetit Rexhail Ismaili.

Njësia zgjedhore 3StrugaLajm

2016

  1. Nafi Durmishi
  2. Madrit Bajrami
  3. Leonora Ramadani Selimova

2020

  1. Bekim Neziri

Në njësinë 3, emri i vetëm që tashmë është konfirmuar, edhe si bartës, është ish-ministri i BDI-së Bekim Neziri, ndërsa emra të tjerë akoma nuk janë bërë të ditur.

Njësia zgjedhore 4

2016

  1. Artim Spahiju
  2. Bekim Bekirov
  3. Raimonda Ibraimovska

2020StrugaLajm

?

Zona zgjedhore 4, në 2016-tën bartës kishte Artim Spahiun ndërsa tash nga BDI thonë se ende s’kanë vendosur se kush do të jetë.

Njësia zgjedhore 5

2016

  1. Agim Shaqiri
  2. Adem Karaga
  3. Arjeta Veliu
  4. Musa Ibraimi
  5. Burim Kaziu
  6. Valbona Mena Laçka

2020

  1. Talat Xhaferi
  2. Jeton Shaqiri  (Jozyrtarisht)

Njësia e 5 dhe e 6 janë ato në të cilat partitë shqiptare kanë më shumë shpresa për deputetë.

Tek 5-sa është bërë e ditur se bartës do të jenë krye parlamentari Talat Xhaferi, i cili në 2016-tën ka qenë i dyti në listën e zonës 6, pas Ali Ahmetit.

E përveç Ahmetit e Xhaferit, për zgjedhjet e 2020-tës nuk përmenden më për kandidatë emrat e deputetëve të deritanishëm si Xhevat Ademi, Shpresa Hadri, Mirsada Emini e Brnako Manajllovski. Emër i ri në njësinë e 6-të përmendet ai i Ministrit aktual Naser Nuredini, ndërsa Bajram Rexhepi që në 2016 ishte i 8, tani mund të garojë i 5-ti në njësinë 6.

Njësia zgjedhore 6

2016

  1. Ali Ahmeti
  2. Talat Xhaferi
  3. Shpresa Hadri
  4. Branko Manajllovski
  5. Xhevat Ademi
  6. Mirsada Emini
  7. Merita Mustafai
  8. Bajram Rexhepi

2020

  1. Ali Ahmeti
  2. Florin Besimi (Jozyrtarisht)
  3. Arta Bilalli-Zendeli (Jozyrtarisht)
  4. Naser Nuredini (Jozyrtarisht)
  5. Bajram Rexhepi (Jozyrtarisht)
  6. Vjollca Ademi (Jozyrtarisht)
  7. Bajram Kadria (Jozyrtarisht)
  8. Bedri Fazliu (Jozyrtarisht)

Pyetëm se a është kjo përpjekje e BDI për ta rifreskuar imazhin duke lënë anash fytyrat e njohura e duke sjellë emra të rinj?

“BDI gjithnjë është rifreskuar, ka hapur dhe do të hapë dyer për kuadro të reja me kualifikime të larta morale, profesionale e kombëtare. Prandaj u mbetet organeve të partisë që të vendosin”, tha Arbër Ademi.

Në njësinë 6, përveç Ahmetit, bartës listash do të jenë edhe krerët e tjerë të partive shqiptare. Ziadin Sela i ASH-së, Bilall Kasami i “Besës” që është në koalicion me LSDM-në si dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.

Nesër është afati i fundit i dorëzimit të emrave të kandidatëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

In : Aktuale

Loading...
loading...