BDI:TURISTI DHE PATRIOTIZMI

 

Tënderuar qytetar të Komunës së Strugës, për pesë vite rrjesht TURISTI I qytetit të Strugës nuk i është kujtuar që të realizoj asnjë projekt kombëtar, ndërkohë që bazamenti politike i këtij Turisti është pikërisht ideja që të fiksoj dhe të mashtroj popullatën Shqiptare në Strugë dhe Maqedoni së është ndonjë patriot i madh. Na thoni ju i nderuari TURIST se çfar projekti kombëtar keni bërë? Mos vallë ju keni futur gjuhën shqipe në shkollën fillore ne Podgorcē? Mos vallë JU, duke punësuar drejtor Maqedonas në çerdhe keni treguar patriotizëm?! Mos vallë ju keni qënë ai i cili keni ndërtuar Xhami në fsh. Belicë e Sipërme?! Mos vallë keni ndërtuar me dhjetëra e dhjetëra shtëpi shqiptarenë këtë vendbanim të harruar të Belicës së sipërme?! Po, mbase ju keni treguar patriotizmin tuaj të madh duke avancuar 8 Maqedonas dhe vetëm dy shqiptar në Komunën Strugës?! Mos vallë ju i nderuar Kryetar si patriot aq i madh keni futur gjuhën shqipe në Shkollën Fillore “Josip Bros Tito” në Strugë? Mos vallë ju keni punësuar qytetar në bazë të meritokracisë apo si patriot i madh që jeni keni futur në punë të gjithë familjarët e afërt tuaj?! Cili na qenka patriotizmi juaj? Mos vallë keni ndërtuar ndonjë rrugë dhe keni vënë emrin ndonjë rruge të ndonjë personaliteti shqiptar ? Mos vallë ju ishit ai i cili vuri bustet e Dr.Ibrahim Temos dhe Dervish Himës në Strugë?! Mos vallë ju keni ndërruar ndonjë emër rruge në Strugë dhe ka ngelur ai emër në historinë tuaj politike si puna e juaj patriotike?! Mos vallë ju mos ishit ai i cili keni nderruar emrin e shkollës fillore në Llabunisht, në “Murat Llabunishti”?! Mos vallë të paktën keni bërë ndonjë projekt kombëtar TË VETËM Ku ju mund të shprehni patriotizmin tuaj? Nëse ka ndonjë na i thuaj i dashur TURIST. Mos vallë ishte ajo që për herë të parë gjatë kohës që Struga ka patur Kryetarin shqiptar ju keni vënë Kryetarin e këshillit Maqedonas?! Na i thoni pra një realizim patriotik dhe me vlera historike kombëtare ?! E dim që ska ASNJE, e si mund të kishte, ju thjeshtë I mashtroni qytetarët duke mbajtur maskën e patriotizmit ndërkohë që në të vërtetë skeni asnjë lidhje me patriotizmin dhe me projektet kombëtare. Ju I nderuar TURIST pas datës 15 Tetor do e kuptoni se sa shumë Struga dhe Struganët e vlerësojnë “patriotizmin ” tuaj. Patriotizmi nuk bëhet me fjalë I dashur TURIST, por me Vepra.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...