BE, kufijtë e jashtëm i rihap më 1 korrik

Ministrat e Brendshëm të BE-së arritën një marrëveshje të përbashkët për të rihapur kufijtë e jashtëm të BE duke filluar nga data 1 korrik. Edhe pse dokumenti përfundimtar do të përpilohet javën e ardhshme, duket se vetëm pas kësaj date Europa e Bashkuar do të jetë e arritshme për turistët jashtë Unionit

Në prag të sezonit turistik, vendet e BE po lëviznin në mënyrë të pavaruar për të rihapur kufijtë por jo gjithmonë po bazohen në reciprocitet.

Komisionerja europiane për Punët e Brendshme të Unionit, Yllva Yohansson, deklaroi se ka ardhur momenti kur duhet të eliminojmë të gjitha kufizimet në kufijtë e brendshëm dhe kontrollet kufitare.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...