Bebe Rexha do ndërtojë dy shtëpi: Paratë do menaxhohen nga unë, jo nga Qeveria

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha sot ka mbërritur në Shqipëri për të monitoruar situatën nga afër pas goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Bebe Rexha ka mbledhur para së bashku me fansat e saj. Në një prononcim për mediat këngetarja Bebe Rexha tha se parat e mbledhura do të menaxhohen nga vet ajo dhe jo nga Qeveria e Shqipërisë.StrugaLajm

“Do menaxhohen nga unë dhe jo nga qeveria. Është me të vërtetë për të ardhur keq me çfarë ka ndodhur këtu. Ndaj edhe unë erdha. Nesër kam shfaqje në Çikago dhe  në ditën e pushimit erdha këtu. Mblodha para me fansat e mi, ndaj erdha të takoj familje Musa  të shoh shtëpinë. Jemi këtu me arkitektët dhe shpresojmë të mbledhim sërish para për të ndërtuar para edhe për dy shtëpi të tjera.  Deri tani kemi mbledhur para për dy shtëpi. Shpresoj të mbledhim sërish”, u shpreh Bebe Rexha.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...