Bëhuni gati për të nxehtin përvëlues që po vjen

Sot parashikohet një mot i kthellët dhe me temperatura të larta. Sipas Shërbimit Metreologjik Ushtarak në një njoftim bëhet me dije se do të ketë dhe vranësira por që do të jenë të pakta dhe në zonat malore.

Temperaturat parashikohen në vendet malore deri në 34 gradë, ndërkohë në vendet e ulëta termometri do shënojë deri në 37 gradë celsius duke sjellë një të nxehtë përvëlues.

Era do të jetë nga veriperëndim me shpejësi 1-6m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s. Temperaturat parashikohen: vendet malore 17°C deri në 34°C, vendet e ulëta 18°C deri në 37°C, vendet bregdetare 18°C deri në 33°C”, shkruan SHMU.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...