Bejta i kundërpërgjigjet Taravarit: Fillo puno e mos u merr me hipoteza dhe hipokrizi

Në letrën e hapur publike, z. Taravar në disa raste përmendi emrin tim dhe partisë që përfaqësoj.

Për këtë shkak, jam i detyruar të jap përgjigj ndaj këtyre akuzave që në thelb nuk përmbajnë asnjë të vërtetë.

Për shkak të paaftësisë së tij për të udhëhequr me Komunën e Gostivarit dhe për të realizuar premtimet boshe që ua premtoi qytetarëve, edhe sot pas 100 ditësh qeverisje vazhdon të merret me politikë të madhe në Facebook.
Së pari, është hipokrizi që në letër të kritikon Gruevskin e nga ana tjetër të ulet në prehrin e tij për tu bërë Kryetar Komune.

Sot, kuadro nga partia e Gruevskit ka emëruar në poste drejtorësh. I gjithë opinioni dhe qytetarët e Komunës së Gostivarit e dijnë se me përkrahjen e kujt u bë Kryetar komune. Financoi edhe sulmuesit e liderit të tij, vetëm e vetëm për tu bërë Kryetar komune.

Për paaftësinë e tij për të menaxhuar me Komunën e Gostivarit, vazhdon të bëjë akuza të pabaza në emrin tim, dhe tani edhe ndaj Kryeministrit. Harron që ai është Kryetar komune, dhe se ka marrë për obligim që të kujdeset për qytetin dhe qytetarët e Komunës së Gostivarit.StrugaLajm

Për periudhën kohore 2013 / 2017 që isha i zgjedhur nga qytetarët për të udhëhequr me Komunën e Gostivarit, realizova me përpikmëri të gjitha projektet që i premtova në programin fitues të vitit 2013 . Këtë më së miri e dijnë qytetarët e Gostivarit, të cilët janë dëshmitarë që prej kohës që z. Taravar u zgjodh në krye të Komunës, nuk u realizua asnjë projekt në të mirë të tyre. Për kaq kohë, nuk realizoi asnjë premtim, por vazhdoi avazin e vjetër të politikbërjes në Facebook.

Parashtrohet pyetja, a thua vallë Kryeministri nuk e dinë që z. Taravar bashkëpunoi dhe vazhdon bashkëpunimin me njerëzit të cilët tentuan ta shuajnë demokracinë duke tentuar të vrisnin liderin e partisë së tij dhe Kryeministrin që sot po i drejtohet me letër të hapur me plotë hipokrizi.

Për fund, e përsërisë atë që shkrova në fillim. z. Taravar fillo puno dhe mos u merr me hipoteza dhe hipokrizi. Puno sipas ligjit dhe respekto vendimet e organeve të shtetit. Mos u shqetëso, sepse, nëse punon sipas ligjit askush nuk ka të drejtë të t’i merr kompetencat që i gëzon si Kryetar komune.

In : Aktuale

Loading...
loading...