Bekim Qoku i drejtohet Ziadin Selës:Vendi yt është në krahun tim, jo në atë të Musa Xhaferit

Miku im i vjetër, Ziadin Sela, e dëgjova sot deklaratën tënde, se je i detyruar të zgjidhësh mes dy blloqeve shqiptare.
I dashur Ziadin, nëse je aty ku ke qenë, me sinqeritet të plotë të ftoj të vish tek VLEN. Ti nuk i takoni asaj fotografie të turpshme që u shpërnda dje. Eja tek VLEN, do ta gjesh respektin e merituar dhe nderin e duhur. E them këtë ngaqë dua të të shoh si pjesë të fitores së madhe. Aq sa njihemi, mund të them se jam thellësisht i bindur që rruga e drejtë është ajo me ne. Unë e di se ka argumente për ta kritikuar këtë koalicion, por nuk mund të gjej asnjë që e përligj “Frontin” e Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Musa Xhaferit. Ti je mbrujtur nga lënda opozitare. Vendi yt është në krahun tim, aq sa vendi im në krahun tënd.

Të fala të sinqerta nga miku yt i vjetër, nga Bekimi i Vetëvendosjes, dhe nga VLEN!StrugaLajm

Bekim QokuStrugaLajm


Loading...
loading...