Bekim Qoku:Angazhimi minimal i kësaj qeverie duhet të jetë mbyllja e plotë e universitetit të Ramizit

Bekim Qoku

Qeveria e re e MV e përbërë nga ministrat e VLEN-it, ndër vendimet e para që ka marrë në mbledhjen e parë të saj ka qenë anulimi i vendimit i qeverisë paraprake të BDI-së për akreditim të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Ramizit.

Angazhimi minimal i kësaj qeverie duhet të jetë mbyllja e plotë e atij universiteti tejet të dëmshëm dhe të korruptuar, ndërsa angazhimi optimal duhet të jetë ç’kapja e gjyqësorit dhe prokurorisë nga kthetrat e Ramizit për çka është akuzuar dhe futur në Listën e Zezë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, prokurori që duhet të përndjekë dhe gjyqësor që duhet të arrestojë drejtuesit e tij për dëmet e shkaktuara me këtë universitet.StrugaLajm

Kurse angazhimi maksimal i kësaj qeverie duhet të jetë reformimi i gjithë sistemit arsimor të MV, mbyllja e shumë universiteteve private dhe fuzionimi i universiteteve publike shtetërore në sa më pak universitete cilësore.


Loading...
loading...