Bekim Qoku:Një kundërpërgjigje për BDI-në dhe grupin e njërzëve që merrnin urdhëra nga shoferi i Aliut

Që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrullojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia.
Thotë, ndër të tjera, deklarata e sotme e zv. ministrit për Punë të Brendshme të MV z. Astrit Iseni
……………………………….

BDI-ja është padyshim subjekti më meritor i procesit të serbizimit të Maqedonisë së Veriut. Tendencën ekplicite të partive maqedonase drejt serbizimit, BDI vetëm sa e ka ndihmuar në mënyrë latente.
Serbizimi i Maqedonisë së Veriut ka nisur, është intensifikuar dhe ka klumuar me BDI-në në pushtet që nga viti 2006.
Është një listë shumë e gjatë akteve, veprimeve të procesit serbizues të Maqedonisë së veriut qyshe BDI është në pushtet. Ne vetëm mund të përsëritemi.

  • Nga ardhja e presidentit serb Tomisllav Nikoliq në MV në vitin 2012 për të festuar 100 vjetorin e Betejës së Kumanovës ku janë masakruar me mijëra shqiptarë:
  • nga ndërtimi përmendores së Car Dushanit në Shkup;
  • nga Marrëveshja e vitit 2014 për patrullimin e policisë serbë në MV;
  • nga takimet e fshehta në Beograd të ministrit Fatmir Besimi me kreun e Shtatmadhorisë serbe, i akuzuar për krime lufte në Kosovë dhe për vrasjen e Fehmi Aganit, gjeneralin Dikoviq;
  • nga marrëdhëniet e Teuta Arifit me bisnismenin mik të Karagjiqit dhe Mlladiqit dhe i dekoruar me Urdhrin shën Sava , Miodrag Daka Davidoviqin,
  • nga futja e mbajtja me çdo kusht e MV në projektin e Botës Serbe të nisur nga Vuçiq Ballkani i Hapur;
  • nga avitja dhe adhurimi i Ali Ahmetit ndaj presidentit aktual serb Vuçiq;
  • nga promovimi i politikave proserbe të kryesuesit të OSBE-së dhe ministrit për PJ të MV Bujar Osmani, përfshi propozimin e famshëm prej nëntë pikash;
  • nga mospërfillja ndaj rastit të Banjës në Kosovë ku ra polici Afrim Bunjaku dhe nga opozita e sotme shqiptare nuk dënjoi as ta ngushëllojë familjen e tij;
  • e deri te shumë e shumë akte e veprime tjera që direkt apo tërthorazi kanë pasur ndikim fatal në serbizimin intensiv të Maqedonisë së Veriut, proces që do shumë punë e përkpjekje për ta ndaluar dhe kthyer prapa.
    ……………………………..

Ndërsa sa i përket Aleancës për Shqiptarët, që mundohet të bëhet lajm me çdo kusht në portalet e Batonit dhe Beratit, duke zënë nëpër gojë KM e Kosovës Albin Kurti, duket se është strategji e tyre e PR dhe, me sa duket, duan që të shfaqen më BDI se BDI-ja.

Megjithëqë nuk ia vlen të merresh me një grup individësh pa kauzë politike që është në rënie të lirë, dhe për një kohë të shkurtër, do të zhduket apo tretet tërësisht në BDI, mund të thuhet, me keqardhje të madhe, se veprimet e tyre kanë qenë dëshpëruese dhe një goditje e pamëshirshme e konceptit të opozitarizmit shqiptar në MV. Nuk ka parti politike që ka tradhtuar kaq rëndë, në një mënyrë kaq flagrante kauzën politike. ASH nuk u krijua si antipod i BDI-së, por antipod i degradimit, imoralitetit, korrupsionit, hajnisë, dekadencës morale e kulturore, nëpërkëmbjes së interesave të shqiptarëve të Maqeodonisë së Veriut nga ana e një subjekti politik shqiptar, që në këtë rast quhet rastësisht BDI, por mund të ishte edhe PDSH, PPD, PDK etj. Nuk ka parti politike që ka tronditur deri në këtë nivel skenën politike të pluralizmit politik shqiptar nga 1990-a, duke kapërcyer ylberin dhe shndërruar në lakej dhe shërbëtor të partisë, si antitezë e së cilës ajo u ngrit e u etablua.
ASH përfundoi, përsëri them fatkeqësisht, në grup njerëzish që merrte udhëzime nga shoferi i Ali Ahmetit. A ka degradim e turpërim më të madh se kaq.StrugaLajm

Dhe e gjithë kjo për çka? Thjesht për një grusht eurosh që përfituan një dorë njerëzish dhe disa poste pushteti. Dhe për sa kohë? As për një vit të plotë.
Ndoshta, them ndoshta, ASH mund të shërbejë për të na thënë se sa të vegjël mund të jenë politikanët shqiptarë meqë po shiten kaq lirë.

In : Aktuale

Loading...
loading...